Edi Rama sot ishte në Kamzë në takimet që i ngjajnë fillimit parakohe të një fushate elektorale edhe pse zgjedhjet do të zhvillohen në 14 maj të viti tjetër.
Gjatë bisedës me të rinjtë, kryeministri tha se nuk i ndalon dot që të largohen, por akuzoi Sali Berishën dhe Ilir Metën, se janë “llum” që po shajnë dhe nxijnë vendin.
“Politikanët që flasin keq në gjuhë të huaj janë llum. Si duhen as vendit, por si duhen as dreqit. Ti pranosh, ose më keq, t’u besosh është njëlloj sikur të mbash sytë nga një moçal që mban një erë të keqe.
Ne jemi kundër shumë gjërave por ne nuk mund të ndahemi ndaj një gjëje themelore, që jemi shqiptarë. Dhe kur flasim në gjuhë të huaj nuk duhet të flasim sikur e kemi inat.
S’jemi vend i pasur jemi vend i vogël por jo nuk ka rëndësi kur ulemi në tryezë me të tjerët, pavarësisht sesa të vegjël jemi.
Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë kjo s’është lojë politike” tha ai duke iu referuar deklaratave të Sali Berishës dhe Ilir Metës për mediat britanike për debatin e emigrantëve.