-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debate në Kuvend për projekt-buxhetin 2023/ Balluku-opozitës: Ju flisni, ne dorëzojmë projekte!

Kryesoret

Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet projektligj “Për buxhetin 2023”, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës ka radhitur arritjet e qeverisë.

Ajo theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është sa dyfishi i atij në 2013 dhe siç u shpreh zëvendëskryeministrja, në 9 vite ky nuk është pak progres.

Duke adresuar krizën aktuale energjitike, Balluku u shpreh se falë mburojës sociale që ka aplikuar qeveria, inflacioni nuk po reflektohet si në vende të tjera ku ka arritur edhe në dy shifra.

“Të thuash sot se na ka bekuar zoti me ujë, ndërkohë që nuk bie pikë shiu në nëntor e njerëzit po shkojnë nëpër plazhe është si të fshihesh pas gishtit të vogël… Ju flisni e flisni, kurse ne dorëzojmë projekte e projekte. Ky është viti i tretë rresht. Jemi përballur me këto sfida dhe do vijojmë ta bëjmë. Ndërkohë që kemi menaxhuar krizat nuk kemi lënë pas dore reformat shtet formuese.”

Po ashtu, Balluku solli në vëmendje se në vitin 2030, Shqipëria do të arrijë të prodhojë edhe me anë të burimeve të rinovueshm, 4 terravat energji elektrike plus.

“Nga një vend importues neto do të kthehemi në një vend eksportues neto. E gjithë infrastruktura nuk ka më debite ndaj privatëve. Juve ju mërzit fakti që në Durrës do të investohen 2 miliardë euro Nuk e kuptoj se ku do të vidhen këto para, për herë të parë do të jemi aksionerë me të drejta të plota në një investim të kësaj mase. Ju i bëni llogaritë sipas historikut tuaj.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit