Gjykata e Sarandës ka dënuar me 5.4 vite burg Lavdosh Metaj, ish-efektivin e forcave “Shqiponja”, pasi akuzohet për trafik kokaine.
Metaj 39-vjeç me origjinë nga Fieri është arrestuar më 12 qershor 2021 pas një operacioni të SHCCBA, në kuadër të hetimeve që zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokainë në Sarandë.
Gjatë arrestimit të tij, kontrolli personal dhe ai në banesë i zbuloi 166.6 gram kokainë, 350 euro, 21 mijë lekë të reja dhe 3 celularë.