Rreth orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme janë djegur dy automjete në fshatin Nartë të Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake automjetet ishin në pronësi të 42-vjeçarit Arian Gore.
Mësohet se automjetet kanë qenë të parkuara para portës së 49-vjeçarit me inicialet A.G., në momentin që u është vendosur zjarri.
Njoftimi:
Sot, rreth orës 02:00, në fshatin Nartë, Vlorë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, në pronësi të shtetasit A. G., 49 vjeç, banues në fshatin Nartë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.