Policia e Krujës ka zbuluar dy ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike, në Krujë.
Në njoftim e policisë thuhet se si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative, në banesën e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”.
Si rrjedhojë u shpallën në kërkim shtetasit: Qerim Xeka (babai), Kledi Xeka dhe Lutfi Xeka që kishin në ruajtje banesën e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.
Gjithashtu këtyre shtetasve, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit Policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.