Si rrjedhojë e operacionit anti-drogë që po zhvillohet në Dimal të Beratit, mësohet se janë shoqëruar mbi 80 persona.
Sipas informacioneve paraprake ndër të arrestuarit janë më shumë femra, të cilat në momentin e arrestimit kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Gjithashtu mësohet se sera ku ishte mbjellë kanabisi kishte qenë serë domatesh.
Pronarët e fermës së kanabisit nuk janë identifikuar ende.