Myslim Miftari ka rënë në prangat e policisë italiane pasi shpërndante kokainë në San Prisco.
Ai po lëvizte me biçikletë në momentin e arrestimit.
Pas një kontrolli të detajuar, policët i gjetën shqiptarit edhe 18 doza të tjera dhe një shumë prej 70 eurosh.
Në një prej dhomave të banesës së shqiptarit, agjentët gjetën 41 doza të tjera dhe çelësat e një Audi A3 me targa të huaja.
Ndaj 31-vjeçarit rëndon akuza për posedim të paligjshëm droge me qëllim tregtimin e drogës.