-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

95 gra “qethnin” kanabis në Berat, prokurorja: I mbanin me forcë, kanë fjetur në serrë për ditë të tëra

Kryesoret

Policia e Shqipërisë ka zbuluar disa serra që shfrytëzoheshin për kultivim të lëndës narkotike kanabis në fshatin Rërëz të bashkisë Dimal në Berat të Shqipërisë.

Pas një muaji hetimesh, policia ndërhyri duke sekuestruar 870 kilogramë kanabis dhe arrestoi 11 persona, mes të cilëve pronarin e tokës, ku ishin ngritur serrat dhe kultivohej lënda narkotike.

Të punësuara në këto serra ishin 95 gra, kryesisht nga zonat periferike të Tiranës.

Prokurorja e prokurorisë së Beratit, Albiona Papajani bëri të ditur se 95 gratë e punësuara qëndronin në kushte tepër të vështira në këto serra dhe nën presion nga organizatorët e trafikimit të drogës.

“Kushtet në të cilat këto gra kanë jetuar, kanë qenë degraduese për to. Shumica e tyre kanë fjetur dhe qëndruar atje në serra për ditë të tëra. Disa me vullnet për shkak të pagesës që përfitonin, disa të tjera kur kanë dashur të largohen nuk janë lejuar”, tha prokurorja Papajani.

Pasi janë marrë në pyetje, gratë janë liruar përveç dy prej tyre, ndaj të cilave është marrë masa e arrestit, pasi me 9 personat e tjerë të arrestuar (burra) dyshohen si organizatorë të këtij grupi që kultivonte drogë./REL

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit