-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku: Propozimi franko-gjerman nuk është ai që po qarkullon në media

Kryesoret

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e fundit që ka pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i është prezantuar plani franko-gjerman, për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se edhe gjatë kohës së mohimit për ekzistimin e këtij plani nga ana e kryeministrit, ai ka pasur informacione për të.

Abdixhiku tha se plani franko-gjerman i është prezantuar si kopje e veçantë e tij dhe se ishte kopja e vetme që Kurti e kishte.

“Ka qenë një dokument kopje e veçantë e tij, me shënime të tij, e kam lexuar në tërësi dhe e kam kthyer prapa te kryeministri. Ishte kopja e vetme që e kishte dhe është një dokument dyfaqësh si marrëveshje bazë edhe e kam kthyer mbrapa”, është shprehur Abdixhiku.

Reklama

Tutje, ai tha se plani franko-gjerman nuk është ai që u publikua në media dhe se sipas tij, s’kanë qenë as pjesa më e madhe e deklarimeve të bëra në media, teksa refuzoi të jap komente në lidhje me planin.

“Nuk do të jap shumë komente për këtë plan sepse është në fazën e përpunimit dhe komentimit e s’do t’i bëja nderë as Kosovës e as përpjekjeve të institucioneve të vendit për të arritur një marrëveshje përballë një kundërshtari politik që e kemi të përbashkët e që është Serbia”, është shprehur Abdixhiku, për Klan Kosova.

Më tej, i pari i LDK-së tha se është përgjegjësi e Qeverisë Kurti që përgjatë dy viteve të fundit është ridizajnuar formati i dialogut, ku ka kaluar nga dialogu që sipas tij e kishte njohjen e ndërsjellë si pikë të veçantë në diskutimin se a është njohja de-facto apo de-juro.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit