-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

(FOTO) Nesër protesta e opozitës/ Rama ‘arratiset’ në Paris, por nuk harron të ‘blindojë’ shtëpinë e qeverisë!

Kryesoret

Kur na ndan më pak se 24 orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, Kryeministria ka nisur marrjen e masave për ruajtjen e godinës.

Siç duket në foton e mëposhtme, dyert kryesore të Kryeministrisë janë izoluar me pllaka metalike.

Kujtojmë se, protesta është parashikuar të mbahet në orën 16:00 të së shtunës, ku qytetarët pritet të grumbullohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e më pas të stacionohen përpara zyrës së shefit të qeverisë.

Protesta e opozitës/ Policia e Shtetit njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen!

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit