-sidi education-spot_img
27.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden me familje shpallet “non grata” në Rusi, lista me 200 zyrtarë amerikanë të sanksionuar!

Kryesoret

Moska ka sanksionuar të therë shtetas amerikanë, të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi. Lajmin e bën të ditur Ministria e Jashtme ruse, e cila ka publikuar në faqen e saj Online listën me 200 shtetas amerikanë të cilëve u ndalohet hyrja në territorin rus.

Sipas njoftimit të ministrisë ruse, bëhet me dije se sanksionet janë marrë si përgjigje ndaj sanksioneve të SHBA ndaj zyrtarëve rusë dhe përfaqësuesve të biznesit.

“Sanksionet janë ndërmarrë si përgjigje ndaj të gjitha sanksioneve të reja personale të vendosura vazhdimisht nga administrata e Bidenit, jo vetëm kundër zyrtarëve rusë, përfaqësuesve të qarqeve të biznesit dhe publikut, figurave kulturore, por edhe atyre që për një arsye ose një tjetër janë të kundër Uashingtonit. Sanskionet janë ndërmarrë në bazë të reciprocitetit. Federata Ruse vendosi ndalim të hyrjes në territorin rus të 200 shtetasve amerikanë”, thuhet në njoftim.

Media ruse Ria, ka raportuar se pjesë e personbave të sanksionuar janë edhe dy vëllezërt e presidentit amerikan Joe Biden, James dhe Francis, dhe motra e tij Valerie.

Gjithashtu në listën e sanksioneve janë Sekretarja e Brendshme Debra Hollan, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Javier Becerra, Sekretari i Bujqësisë Thomas Vilsack, Sekretari i Arsimit Miguel Cardona, Sekretari i Punës Martin Ëalsh, Sekretarja e Strehimit dhe Zhvillimit Urban Marsha Fudge dhe sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean -Pierre.

Përveç kësaj, Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Colin Kahl, Mara Karlin, Celeste Ëallander, Ronald Moultrie, si dhe gruaja e kreut të departamentit ushtarak Lloyd Austin Charlene dhe dy njerkat e tij Christopher dhe Reginald Hill tani janë të ndaluara për të hyrë në Rusi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit