Një shqiptar nga Kosova humbi jetën në Vjenë të Austrisë duke drejtuar makinën.
Ai ka pësuar atak kardiak teksa po drejtonte mjetin e tij në një rrugë në Vjenë.
Në vendngjarje ka shkuar një helikopter i ndihmës së shpejtë, por për fat të keq ekipet nuk kanë arritur të shpëtojnë shqiptarin nga vdekja.
Trupi i të ndjerit është dërguar pa shenja jetë në Spitalin Emergjent të Vjenës.