Nuk ka liri për Lefter Kokën. Ditën e sotme është shtyrë sërish seanca e shqyrtimit të kërkesës për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Në seancën e sotme GJKKO administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjor mbi gjendjen shëndetësore të ish-ministrit. Tashmë pritet në një tjetër seancë vendimi nëse do të pranohet lirimi nga qelia.
Janë disa kërkesa që janë rrëzuar më parë nga gjykata për ta liruar, por Koka nuk heq dorë nga beteja më drejtësinë.
Ai akuzohet për inceneratorin e Fierit dhe është në gjyq për atë të Elbasanit.
E ndërsa kërkesa për lirinë është në pritje, ish-ministrit i kanë çuar në qeli ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Pas vendimit të djeshëm për ta rikthyer në qeli, Bllako u dërgua në paraburgimin në Durrësit dhe është në të njëjtën qeli me Lefter Kokën.









