Policia e Shtetit i ka dhënë vetëm dy orë leje Sali Berishës nesër për protestën që ka organizuar përpara Kryeministrisë. Por a do ta respektojë ish-kryeministri, që ka thirrur protestën? Sali Berisha ka një tjetër skenar.
“Policia në interesin e saj më të mirë, të mos bëhet mercenare e Edi Ramës. Këtë i them policisë unë.
Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar.
Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë. Ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeverie.
Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë.
Sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin.
Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë” tha ai.
Në protestat e kaluara në shënjestër ka qenë instalacioni i kërpudhës përpara Kryeministrisë, po nesër?
“Problemi ynë nuk është kërpudha, por Edi Rama më toksik se kërpudha. Por Rama është kërpudha më toksike e planetit” tha Berisha.









