Sot në gjykatën e Apelit u shty seanca për komisioneren e KPK Etleva Çiftja, e cila u shpall e pafajshme për akuzën e falsifikimit në shkallën e parë, por SPAK e ankimoi.
Seanca u shty pasi gjyqtari i çështjes Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese pasi Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK.
Avokati i komisioneres, Ndue Pjetra ishte mjaft i ashpër me drejtësinë dhe procesin ndaj klientes së tij. Ai tha se Kushtetuta e Shqipërisë është bërë për të fshirë b*thën dhe se veriorët e ndershëm janë hequr nga sistemi.
“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë.
U kërkua qëndrimi i palëve, jemi kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima, pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për t’u larë, kjo Kushtetutë u shërben qytetarëve me fshi b*then me të.
Kanë hequr gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë ata që lëkunden, pra kanë hequr pjesën veriore, dhe kanë lënë ata të jugut që binden.
Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë”, tha ai.









