Policia italiane ka shkatërruar një bandë krimi italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, e cila dyshohet se ka trafikuar mbi 6 tonë drogë, marijuanë e hashash, gjatë periudhës kohore 2019-2021.
Operacioni i koduar “Madera2019” çoi në ekzekutimin e 42 urdhër ndalimesh shtetas shqiptarë e italianë.
Operacioni u koordinuar dhe nga autoritetet e Europolit në ekzekutimin e 6 urdhër ndalimeve në Spanjë e Hollandë.
Droga trafikohej nga Holanda e Spanja e mbërrinte në Itali me bazë në Lombardi e në territorin e Milanos për llogari të dy grupeve trafikantësh në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Paratë e fituar ricikloheshin përmes një sitemi kinez mbi të cilin hetimet janë në zhvillim aktiv.









