-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm për bombë në gjykatën greke, e pëson 51-vjeçari

Kryesoret

Një telefonat për bombë alarmoi gjykatën greke në Chanias. Telefonat rezultoi një shaka e një 51-vjeçari.

Telefonata e bërë mëngjesin e djeshëm nga një burrë i panjohur ka shqetësuar të gjithë ata që ndodheshin në atë moment në Gjykatë, ku policia ka evakuuar menjëherë zonën, ndërsa qentë e trajnuar posaçërisht kanë kërkuar në vendngjarje për ndonjë mjet shpërthyes.

Në fund telefonata ka rezultuar një mashtrim dhe sipas informacioneve, pak orë më vonë, Policia e Chania ka arrestuar një 51-vjeçar, i cili akuzohet se ka kërcënuar dhe prishur seancat gjyqësore.

Dy javë më parë, incidente të ngjashme ndodhën në Chania, në Muzeun Arkeologjik dhe në një supermarket.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit