-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen vëllezërit nga Skrapari, “biznesi” i tyre vuri në lëvizje 3 komisariate

Kryesoret

Endrit dhe Sadush Ismailaj kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të shtune.

Ata janë arrestuar pasi prodhonin dhe shisnin kanabis. Dy vëllezërit banues në Trebel, Skrapar, veç biznesit me kanabis kishin dhe arsenal armësh. Për kapjen e tyre u vunë lëvizje tre komisariate policie, ajo e Skraparit, Gramshit dhe Elbasanit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Seksionit të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, komisariateve të Policisë Gramsh dhe Skrapar, në bashkëpunim me specialistët e AMP-së, në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar, pas një hetimi intensiv proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, operacionin policor të koduar “Presentation”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
-S. I., 36 vjeç dhe E. I., 33 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Trebel, Skrapar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin këta 2 shtetas dhe në banesën e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në total, rreth 33.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan automjeti me të cilin transportonin lëndë narkotike, një pjesë arme zjarri, municion luftarak dhe aparatet celulare,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit