-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimet me raketa, SHBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut zotohen për “hakmarrje” ndaj Kim Jong-un

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut u zotuan më 13 nëntor për përgjigje të unifikuar dhe të koordinuar ndaj kërcënimit që paraqesin programet bërthamore dhe të raketave balistike të Koresë së Veriut. Biden tha se ky partneritet është “edhe më i rëndësishëm se kurrë më parë”, pasi që Koreja e Veriut po rrit provokimet.

Biden u takua ndaras me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, dhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe më pas liderët u takuan së bashku në margjinat e Samitit të Azisë Juglindore që u mbajt në Kamboxhia.

Takimi u përqendrua në përshkallëzimet e fundit të liderit verikorean, Kim Jong Un, edhe pse Biden tha se tre liderët po ashtu diskutuan për forcimin e zinxhirëve të furnizimit dhe për ruajtjen e paqes në Ngushticën e Tajvanit. Po ashtu, ai tha se tri shtetet kanë ofruar mbështetje për Ukrainën, që po përballet me agresionin rus.

Biden po ashtu tha se ka kërkuar mendimin e dy bashkëbiseduesve të tij për qëndrimin e Kinës në rajonin e Paqësorit, para se të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, në kuadër të samitit të G20-s që mbahet në Indonezi.

“Ne përballemi me sfida reale, por shtetet tona janë më të bashkuara se kurrë, më të përgatitura se kurrë për t’iu bërë ballë këtyre sfidave”, tha Biden dhe shtoi se mirëpret thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes tri shteteve.

Si Yoon ashtu edhe Kishida thanë se biseduan për shfaqjet e agresionit nga Koreja e Veriut, shtet që ka lëshuar dhjetëra raketa në javët e fundit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit