Ish-deputeti i PD-së, Igli Cara është konfirmuar për garën e primareve për bashkinë e Durrësit.
Cara është i vetmi kandidat i PD-së për procesin e primarëve.
Në fjalën e tij prezantuese ish-deputeti u shpreh se në Durrës masakra urbane ka shkatërruar arkeologjinë dhe natyrën, duke nisur nga qendra historike, deri në periferi.
“Durrësi është sot pothuaj i pajetueshëm. Projektet, në emër të zhvillimit, po i marrin frymën qytetit, i cili po tkurret dita-ditës, në të gjitha kuptimet e fjalës.
Masakra urbane e Durrësit është shembull konkret se si mund të shkatërrohet një pasuri natyrore dhe historike, si babëzia e lejeve dhe betonit solli një model korruptiv që nëpërkëmbi dinjitetin dhe mirëqënien e secilit prej nesh, por dhe një dëm për të cilin historia dhe brezat do të na gjykojnë,” tha ai.