-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden-Xi Jinping tre orë “kokë më kokë”

Kryesoret

Presidenti Joe Biden dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan bisedime për rreth tre orë të hënën në takimin e tyre të parë të drejtpërdrejtë që kur presidenti amerikan mori detyrën gati dy vjet më parë, me qëllim që të “menaxhojnë” mosmarrëveshjet midis superfuqive ndërsa ato konkurrojnë për ndikimin global në mes të rritjes së tensioneve ekonomike dhe atyre të sigurisë.

Presidenti Joe Biden kundërshtoi të hënën “veprimet detyruese dhe gjithnjë e më agresive” të Kinës ndaj Tajvanit dhe ngriti shqetësime për të drejtat e njeriut në lidhje me sjelljen e Pekinit në Xinjiang, Tibet dhe Hong Kong gjatë takimit të tij me Presidentin Xi Jinping, tha Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratën e saj për takimin, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden i tha homologut Xi se SHBA do të “vazhdonte të konkurronte fuqishëm” me Kinën, por se “konkurrenca nuk duhet të kalojë në konflikt”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidentët Biden dhe Xi ranë dakord gjithashtu se “një luftë bërthamore nuk duhet të ndodh kurrë” dhe nuk mund të fitohet, “dhe nënvizuan kundërshtimin e tyre ndaj përdorimit ose kërcënimit të përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë”. Kjo ishte një referencë ndaj kërcënimeve të fshehta të zyrtarëve rusë për përdorimin e armëve atomike, pasi sulmi rus gati nëntë-mujor ndaj Ukrainës ka dështuar.

Presidentët Biden dhe Xi u përshëndetën me një shtrëngim duarsh në një hotel turistik luksoz në Indonezi, ku po marrin pjesë në samitin e G 20-ës përpara se të uleshin për bisedime zyrtare. Presidenti Biden do të mbajë një konferencë shtypi për të diskutuar takimin,

“Si udhëheqës të kombeve tona, ne ndajmë përgjegjësinë, sipas mendimit tim, për të dëshmuar se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të menaxhojnë dallimet, të parandalojmë që konkurrenca të mos shndërohet as për së afërmi në një konflikt dhe të gjejmë mënyra për të punuar së bashku për çështje urgjente globale. që kërkojnë bashkëpunimin tonë të ndërsjellë”, tha presidenti Biden në hapje të takimit.

Zoti Xi tha se shpresonte se ata do të “përcaktojnë kursin e duhur për marrëdhëniet Kinë-SHBA” dhe se ai ishte i përgatitur për një “shkëmbim të sinqertë dhe të thelluar të pikëpamjeve” me presidentin Biden.

Të dy udhëheqësit hynë në takimin e shumëpritur me pozicione të forcuara në vendet e tyre. Demokratët ruajtën kontrollin e Senatit të SHBA-së ndërsa zoti Xi siguroi një mandat të tretë pesë-vjeçar në tetor nga kongresi kombëtar i Partisë Komuniste.

Presidenti Biden u tha gazetarëve të dielën se ai “ka pasur gjithmonë diskutime të hapura” me zotin Xi, dhe kjo ka bërë që të dyja palët të jenë të qarta për qëllimet e njëra-tjetrës.

Presidenti amerikan do t’i përcjellë udhëheqësit kinez shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë në lidhje me praktikat ekonomike të Kinës. Tajvani, është e sigurt që do të jetë një nga temat dhe zoti Biden synon t’i theksojë homologut kinez se SHBA-ja do të jetë gati për të mbrojtur ishullin e vetëqeverisur nëse sulmohet nga Kina.

Presidenti amerikan gjithashtu do t’i bëjë të qartë shqetësimet e tij në lidhje me praktikat e Pekinit për të drejtat e njeriut, siç ka bërë edhe në komunikimet e tyre të mëparshme.

Udhëheqësi amerikan do ta përdorë gjithashtu takimin për të bërë trysni për një qëndrim më agresiv nga Kina ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Udhëheqësi kinez është përmbajtur kryesisht nga kritikat publike për veprimet e Vladimir Putinit, ndërkohë që ka refuzuar të ndihmojë në mënyrë aktive Moskën me armë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit