Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar këtë të hënë në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e 12 nëntorit, që u mbajt nga opozita përballë kryeministrisë.
Meta është shprehur se “orteku nuk do të ndalet më”.
“Orteku nuk ndalet më! Paralajmërimi ndaj regjimit të dhunës ishte i qartë. Koha e sundimit të regjimit ka përfunduar. Koha e sundimit të ligjit dhe Sovranit është shumë e afërt. Liria do të mbizotërojë!”, është shprehur Meta.