-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundojnë zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së, mbyllet numërimi i votave

Kryesoret

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e 200 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ky organ i rëndësishëm do të ketë rol kyç në drejtimin politik dhe organizativ të partisë, përfshirë formimin e Kryesisë së re dhe përgatitjet për zgjedhjet e vitit 2027.

NDRYSHIMET NE STATUT:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

  1. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

  2. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

  3. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

  4. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

  5. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

  6. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

  7. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit