-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sezoni veror nis me ndëshkime, Jet Ski rrezikon pushuesit në det, gjobitet drejtuesi

Kryesoret

Një rast shkeljeje është konstatuar në jug të vendit duke rrezikuar jetën e pushuesve, tashmë që sezoni veror ka nisur.

Pushuesit raportuan se një Jet Ski kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre. Policia Kufitare më pas ka ndërhyrë, duke bllokuar mjetin lundrues dhe ndëshkuar drejtuesin me gjobë 500.000 lekë të rinj.

“Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport.

Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit