Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi do të zyrtarizojë kandidaturën në primaret e PD në Elbasan.
Nënkryetari i PD dhe kreu i grupit parlamentar është propozuar nga baza në Elbasan, për të qenë pjesë e garës për t’u zgjedhur si kandidati i opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Në orën 11.00 n/Kryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.
Prezantimi do të bëhet në konferencë me gazetarët në seli” deklaron zyra e shtypit të PD-së.