Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka deklaruar se në hetime për inceneratorin e Elbasanit është Alqi Bllako dhe Mirel Mërtiri.
Nga hetimet ka rezultuar se Mërtiti ka korruptuar zyrtar të lartë të shtetit për t’u përfshirë në tenderin e inceneratorit të Elbasanit, si dhe ai ka bashkëpunuar me Stela Gugalljan dhe Klodian Zototn.
“Nga tërësia e akteve të këtij procedimi penal provohet fakti dhe krijohet bindja se Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në Bashkëpunim me shtetasit Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhul Çabiri e Serafin Papa në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të dhënies së koncesionit si dhe në bashkëpunim me Lefter Kokën në cilësinë e ministrit të Mjedisit, kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës”, thuhet më tej në dokumentin e Prokurorisë së Posaçme.