-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

G20 nis samitin në Bali me thirrje për unitet

Kryesoret

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të njohura si grupi G20, hapën të martën bisedimet në ishullin Bali të Indonezisë. Thirrjet e vendit nikoqir ishin për unitet dhe për veprime konkrete në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, na nevojitet bashkëpunim për të shpëtuar botën”, tha presidenti indonezian, Joko Widodo, përpara se liderët e vendeve më të pasura të fillonin diskutimet me dyer të mbyllura.

“G20-ta duhet të jetë katalizator për rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse ekonomike. Ne nuk duhet ta ndajmë botën në pjesë. Nuk duhet të lejojmë që bota të futet në një tjetër luftë të ftohtë”, tha Widodo.

G20-ta, e cila përfshin vende nga Brazili deri në Indi, Arabi Saudite dhe Gjermani, përbën më shumë se 80% të bruto prodhimit të brendshëm të botës, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë.

Në samit pritet të merren hapa për të adresuar sigurinë ushqimore, të prekur nga pushtimi rus i Ukrainës, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan.

Takimi i së hënës ishte i pari sy më sy i tyre prej se Biden mori detyrën e presidentit në vitin 2021.

Lufta në Ukrainë dhe rritja globale e inflacionit, megjithatë, hodhën hije mbi samitin.

Kjo është hera e parë që G20-ta takohet prej se Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj në fund të shkurtit.

Pushtimi nxiti thirrjet e disa liderëve perëndimorë për bojkot të samitit dhe për tërheqjen e ftesës për presidentin rus, Vladimir Putin. Indonezia rezistoi, duke refuzuar ta tërheqë ftesën e Putinit. Kremlini tha se Putin është shumë i zënë për të marrë pjesë në samit dhe dërgoi ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në vend të tij.

Sipas një postimi në Twitter të ambasadorit të BE-së në Indonezi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua samitit përmes video-lidhjes./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit