-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raketat në Poloni/ Reagojnë Stoltenberg e Michel: E rëndësishme të konstatohen të gjitha faktet! Po monitorojmë situatën!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.

“Unë fola me presidentin Andrzej Duda për shpërthimin në Poloni. Shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen“, shkruan Stoltenberg në Twitter.

PRESIDENTI I KËSHILLIT EUROPIAN: I TRONDITUR! JEMI ME POLONINË!

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është shprehur i tronditur pas raportimeve se 2 raketa ruse kanë goditur tokën polake dhe kanë vrarë 2 persona.

Përmes një reagimi në Twitter, Michel ka thënë se do të qëndrojnë pranë Polonisë dhe se lidhur me këtë ngjarje kanë kontaktuar me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.

“I tronditur nga lajmi i një rakete apo municioni tjetër të ngjashëm që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkroi Michel në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit