-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raketat ruse goditën Poloninë, reagon edhe Rama: Keni mbështetjen tonë të plotë!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raketat ruse që goditën një fshat polak dhe ku humbën jetën 2 persona.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se Polonia ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.

‘Po mendojmë të aktivizojmë Nenin 4 të NATO-s’/ Polonia rrit gatishmërinë e ushtrisë pasi raketat ruse vranë dy persona!

 

“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, i ka shkruar Rama kryeministrit polak.

Kujtojmë se dy raketa ruse ranë në një zonë të territorit polak, pranë kufirit me Ukrainën gjatë ditës së sotme dhe u morën jetën dy personave.

Ndërkohë Rusia e mohoi autorsinë e sulmeve mbi territorin polak. Reagime lidhur me këtë çështje erdhën edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, të cilët u shprehën të gatshëm për të mbrojtur çdo pëllëmbë të aleancës nëse do të jetë nevoja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit