-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimet për inceneratorët, Alibeaj: Drejtësia e dobët, kapni “kokat”

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj arrestimeve të SPAK për aferën e inceneratorëve të Fierit.

Ai ka treguar se SPAK nuk i ka dërguar deri në fund hetimet pasi në aferë janë të përfshirë ministra dhe kryetar bashkie.

Alibeaj ka theksuar se besimi i qytetarëve te drejtësia është i ulët nëse nuk ndëshkohen dhe zyrtar të lartë shtetërorë.

“Hetimet dhe vendimet e deritanishme të Spak janë të pamjaftueshme dhe sipërfaqësore. PD ka denoncuar me fakte konkrete aktet korruptive të inceneratorëve, ministrat dhe kryetarët e bashkive të përfshirë në këtë aferë.
Sikundër është e qartë për të gjithë, përfshirë dhe institucionet e heshtura të drejtësisë se arrestimet e sotme janë vetëm një pikë në oqeanin e korrupsionit të inceneratorëve ku janë të zhytur ministra dhe kryeministri.
Pa u ndëshkuar përgjegjësit e vërtetë, besimi i qytetarëve tek drejtësia do mbetet i ulët. Vetëm çuarja deri në fund e me seriozitet i hetimeve për këtë aferë do rrisë besimin se Spak do të mund të mbrojë interesin e qytetarëve përballë zyrtarëve të lartë dhe të korruptuar!” ka shkruar ai në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit