-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi lodhur”! 5 orë debat për portin, Balluku ikën, Pëllumbi: Të hënën e votojmë

Kryesoret

Vijon prej paradites mbledhja e komisionit të veprimtarisë prodhuese ku po diskutohet projekti i portit të Durrësit.

Pas pesë orësh debat, kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi propozoi që mbledhja të ndërpritet dhe të shtyhet për të hënën për shkak të lodhjes.

Kolegë kam një propozim për ta ndërprerë dhe për ta vijuar të hënën në orën 11:00 po këtë temë më pas do të bëjmë votimin.

Nuk na pengon askush që të hënën të jemi disa orë të tjera. U bë e gjatë, lodhja fillon bën të vetën edhe përfaqësuesit kanë nga dje dhe sot në Kuvend.

Njerëz kemi, nuk është se ata janë qenie të mbinatyrshme. E lëmë për të hënën” tha ai.

Por disa prej deputetëve të PD-së, kundërshtuan. “O Xhelal do ta mbyllim” insistoi Pëllumbi, por Mziu nuk hoqi dorë. “Pse ta mbyllim nuk ka kuptim” tha ai.

Më pas mbledhja vijoi, por ministrja Balluku dhe një pjesë e stafit u larguan duke lënë zv/ ministrin Besart Kadia.

Por disa minuta më pas, sapo Mziu mbaroi pyetjet, Pëllumbi mbylli mbledhjen për mungesë kuorumi për të vijuar të hënën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit