“Aleksandër Vuçiç i jep atij Alabarit një copë breg lumi.
Dhe aty ndodh një aferë e madhe, pasi nga 4 miliardë, investohen 20 milionë.
Por ky shkatërron portin. Ky e merr për familjen e tij.
Kush mund të jetë tjetër që ia fsheh emrin, përveç vetes së tij? Si mund të guxojë ai, nëse nuk është vetë prapa, të fshehë emrat e aksionerëve?
Ka një ligj, ndërkombëtar dhe kombëtar për transparencë, që e detyron atë të bëjë transparencë për çdo aksioner, për çdo pjesëtar të sipërmarrjes.
Këta fshihen, se klani Rama është klani më mafioz i Europës.
Çfarë bën ai? Ai kalon si sharës ordiner, dhe mendon se duke sharë, do i hutojë shqiptarët.
Ky është një hajdut që gojën e përdor për të mbuluar vjedhjet e tij, gojë që e ka vetëm për të mbuluar vjedhjet.
Por kjo nuk shkon, ky është krim, mega-krim. Krimi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë ndaj këtij kombi.
Diktatori paranojak i varrosi në bunkere, ky po i shndërron në pasuri personale. Bashkë me Olsin e tij, dhe olsat e tjerë të drogës.
Hajdeni, blini apartamentet e mia, thotë ju, live, në themel. Se ua legalizoj unë paratë. Këta janë të lidhura qartazi si drita e diellit.
Ndaj dhe është shumë e rëndësishme, qytetarëve t’u flasim dhe t’u shpjegojmë se çfarë po ndodh në kurriz të tyre.
Porti është pasuria më e vlefshme e një vendi, nuk krahasohet me asnjë pasuri tjetër publike.
Ndaj dhe ne, duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet.”