-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: SPAK kërkoi arrestimin e Subashit, por përse u tërhoq?

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas arrestimeve të fundit për inceneratorin e Fierit.

Ish-kryetarja e LSI-së, thotë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar.

E njëjti deformim, thotë deputetja po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn.

E PLOTË/ Skema e Zotos! SPAK: Si i mbushën xhepat Bllako, Koka dhe Dervishaj

“Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar.

I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit