-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia dje e futi në qeli, çfarë ndodhi me nipin e deputetit?

Kryesoret

Policia e Tiranës ende nuk ka asnjë reagim lidhur me shoqërimin ditën e djeshme të Ramazan Rrajës, që është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe personave që e shoqëronin. Tre të rinjtë u bllokuan në Qafën e Kasharit me makina të blinduara, tre resht eskortë.

Rramazan Rraja dhe shokët e tij janë marrë në pyetje lidhur me trajektoren e lëvizjes së tyre, dhe pronësinë e tre automjeteve të blinduara. Por ende policia nuk ka dalë me një reagim nëse janë liruar apo vazhdojnë që të jenë në qeli dhe çfarë ndodhi me makinat e blinduara.

Ramazan Rraja është një emër për drejtësinë. Ai konsiderohet nga policia dhe prokuroria si miku i Plaurent Dervishajt, i cili prej dy vitesh qëndron në Dubai, megjithëse kërkohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut në shkurt të 2005.

Ramazan Rraja u përmend nga policia edhe në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë tre persona Briland Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Rraja kërkohej, për t’u marrë në pyetje si person që kishte dijeni për këtë ngjarje. Por pas ezaurimit të intervistimit të tij në polici, ai është lënë sërish i lirë.

Nipi i deputetit, më shumë se një vit më pare, u bë protagonist i dhunës ndaj një vajze, ngjarje e cila ndodhi në ambientet e QSUT-së. Rraja gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqeshin në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët.

Telefonata e “spiunit” dhe “muri” i Shqiponjës, për ku ishte nisur “eskorta” Rraja?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit