Ditën e djeshme pas një sherri me thika ne Korçë ka mbetur i plagosur një 27-vjeçar në lagjen e quajtur “Trekëndëshi”.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe dy bashkëpuntoreve të cilët i ka shpallur në kërkim.
Mësohet se njëri prej tyre ka goditur 27-vjeçarin me thikë ndërkohë që dy të tjerët janë shpallur në kërkim pasi nuk kanë kallëzuar krimin.
Po punohet për kapjen e autorëve ndërkohë që i riu i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.