-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK 11 urdhër-arreste! PD: Kokat e vërteta të inceneratorëve janë Agaçi, Veliaj, Ahmetaj dhe Rama

Kryesoret

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo ka reaguar pas arrestimeve të SPAK-ut për inceneratorët duke akuzuar se kokat e vërteta janë Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Edi Rama.

“SPAK i shërbeu sot publikut fiaskon e radhës, të cilën u mundua ta mbulonte me 11 urdhër-arreste. Të 11 emrat, hiq Mirel Mërtirin që është presta nome i Edi Ramës në aferën e inceneratorëve, nuk janë gjë tjetër vecse cironka në detin e zi të hajdutërisë qeveritare.

Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me masakardën që fshehin 11 urdhër – arrestet e SPAK! Nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh ‘lojën e medemekut’, që prokurorët specialë luajnë në kurriz të intersave të publikut.

SPAK-u e lëvizi bishtin, por jo për të gjetur rrënjet e skemës dhe aferës qindra milionëshe të inceneratorëve, por për t’u marrë me bishtat që kanë tepruar, dënimi i të cilëve ruan kokën e përgjegjësve të vërtetë.

Nuk e ha kush më pjatën e ftohtë të arrestimeve dhe urdhër- arresteve të bishtave të korrupsionit, ndërkohë që koka vërtitet në Shqipëri duke i konsideruar shqiptarët si “paçe këmbësh”.

Pa Engjëll Agacin, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën në satërin e drejtësisë, kokat e tjera nuk bëjnë asgjë më shumë se përforcojnë dyshimin se SPAKU është SKAP-i i partisë.

Partia Demokratike nuk ka sot një thirrje për të bërë, por e bëjmë këtë dalje në respekt të publikut. Thirrjet në vesh të shurdhër do të zëvendësohen me aksion.

Mjafton të përsërim se 430 milion euro nuk është një shumë të cilën mund ta lëvizin bishtat, si ata që u listuan sot nga SPAK.

Një shumë e tillë nuk është barrë për Gentianin, Arjolën, Robertin, Reganin apo Jurin.
JO. Ata kanë futur dicka në xhep, por vjedhja duhet kërkuar në llogaritë offshore të Engjëllit, Erionit, Arbërit dhe Edit” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit