-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërhoqi orizin për kokainë, Apeli lë në burg “biznesmenin”

Kryesoret

Apeli i Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg biznesmenin e peshkut  Gentian Malindin.

Malindi u kap nga policia tetor të këtij viti në një bar kafe në Vorë. Ai rezultonte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Biznesmeni u vë në shënjestër të DEA-s pasi me ngarkesën e kompanisë Alba Fruit Exotics priste një ngarkesë kokaine, e cila ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut nga DEA.

Në 27 tetor, ai u paraqit si shtetas nga Kosova me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i Gjykatës

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale G.M. i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave, ose i vizave, të parashikuar nga neni 189/2 të K.Penal.

Me vendimin nr. 2271 Akti, datë 30.10.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

–              Vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit të shtetasit  G.M.

–              Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit G.M, atë të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale G.M.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Irida Kacerja, me vendimin nr, 996 datë 15.11.2022 vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr.2271 akti, date 30.10.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit