Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) thotë se ka zbuluar një tjetër “dhomë torture” që dyshohet se është përdorur nga forcat ruse gjatë pushtimit të Khersonit.
“Rusët kanë mbajtur patriotë vendas që refuzuan të bashkëpunonin me armikun në kushte çnjerëzore”, tha SBU.
“Banorët e Khersonit u morën në pyetje dhe u torturuan brutalisht. Gjatë inspektimit të dhomës së torturës, oficerët e zbatimit të ligjit gjetën sende që tregojnë drejtpërdrejt shenja torture,” shtoi ai.