Kreu i PL-së Ilir Meta me anë të një postimi në facebook ka përkujtuar ditën e Çlirimit të Tiranës.
Meta shkruan se partizanët që çliruan Shqipërisë meritojnë mirënjohje.
Gjithashtu kreu i PL tha se sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cenuar nga uzurpatorët.
Postimi i plotë:
Çlirimi i kryeqytetit tonë mbetet një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste. Përjetë mirënjohës të gjithë atyre partizanëve që luftuan për çlirimin e Tiranës dhe në veçanti dëshmorëve që dhanë jetën e tyre. Mirënjohje gjithmonë qytetarëve të Tiranës që ngritën barrikadat dhe i kthyen shtëpitë e tyre në kështjella kundër pushtuesve.
Sot është edhe një ditë reflektimi për t’iu kthyer qytetarëve të Tiranës lirinë e cënuar nga uzurpatorët. Tirana do të jetë më mirë!