-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka rezistencë! Opozita kundër pagesës në parkun e Divjakës: Boll me “trarët”

Kryesoret

Jo vetëm në Divjakë, por opozita edhe nga Tirana është shprehur qartë në krah të qytetarëve të Divjakës, të cilët protestuan kundër vendosjes së traut që e bën hyrjen në park me pagesë.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Vasili u shpreh se protesta e qytetarëve ishte e drejtë ndërsa bëri thirrje për protesta masive. “Boll me “traret” e korrupsionit te Rilindjes, qe nuk ngopet duke shtuar taksat e reja ndaj qytetareve.

Qytetaret në protestë shume te drejte për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrje të parkut të Divjakës, që i detyron qytetarët dhe automjetet të paguajnë për të hyrë.

“Do fluturoni”! Braçe denoncon Kumbaron: Zyrtarët e “Turizmit” kërcënuan për parkun

Te gjithe ne protesta para se Rilindja tu vendose traun te shtepia cdo qytetari”, tha ai. Deputetja e PD-së, Ilda Dhori ishte në protestë. Ajo tha se rezistenca do të vazhdojë.

Në ditën e tretë të protestës këtu në hyrje të parkut Divjakë Karavasta me numër më të madh të banorëve të Divjakës, Lushnjes e zonave përreth që janë këtu për të protestuar kundër kësaj padrejtësie, kundër vendosjes së traut në hyrje të Divjakës që është parku i gjithë qytetarëve që është park i lirë e do vijojë të mbetet i tillë.

“Parkun s’e preku as gjermani”! Shkulet kabina! Policia shton forcat në Divjakë

Nuk do të pranojmë dhe këtu pushtimin e Edi Ramës kur nuk kemi lejuar pushtimin, dëmtimin e këtij parku dhe në kohërat e trazira më të errëta të këtij vendi. Çdo ditë do jemi këtu deri në zmbrapsjen përfundimtare të atyre që kanë marrë këtë vendim arbitrar për të bllokuar këtë pasuri kombëtare” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit