Mbi 15 persona janë vranë në Iran në kuadër të protestave kundër qeverisë. Gjithashtu njoftohet se mes të vrarëve është edhe një djalë nëntë vjeçar.
Në përvjetorin e kryengritjes së vitit 2019, agjencitë shtetërore të lajmeve fajësuan terroristët me dy motoçikleta për vrasjen e shtatë personave në një qendër tregtare në qytetin jugor të Izeh Khuzesta.
Megjithatë, protestuesit thanë se anëtarët e forcës së milicisë Basij vrapuan duke vrarë ndër të tjera një djalë nëntë vjeçar i ulur në një makinë me babanë e tij. Agjencitë shtetërore të lajmeve thanë se dy patrullë vullnetarësh të Basij ishin mes të vdekurve dhe 10 u plagosën.
Pesë persona të tjerë u vranë në zonën e Isfahanit, përfshirë forcat e sigurisë, në të shtëna të veçanta. Raportet për vdekje të tjera në Kurdistan e çuan numrin e përgjithshëm të vdekjeve të natës në 15.