-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Treg rajonal për energjinë elektrike? Meta: Si ndodh kjo kur shkëmbimet tregtare të energjisë mes Kosovës dhe Serbisë janë zero?

Kryesoret

Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Norvegji ku kryeministri Edi Rama tha se duhej të kishte një treg rajonal për energjinë elektrike.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se nuk mund të kishte treg rajonal të energjisë, ndërkohë që shkëmbimet tregtare të energjisë mes Kosovës dhe Serbisë, ishin zero.

‘Tregu rajonal i energjisë, fillon duke respektuar Bllokun e Kontrollit të Pavarur të Operimit, ku ti vetë je pjesë. Shqipëria është në një bllok kontrolli bashkë me Kosovën, e cila nuk përfaqësohej në takimin e Beogradit.

Ndërsa Serbia është bllok kontrolli i pavarur së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat përfaqësoheshin të plota në Beograd. Shqiptarët duhet ta dinë se shkëmbimet tregtare të energjisë midis Kosovës dhe Serbisë janë zero.

Si mund të flasësh për treg rajonal apo bashkim tregjesh, kur ende nuk ke në operim tregun lokal të energjisë? Bursa Shqiptare e Energjisë ka si aksionerë OST dhe KOSTT. Të mendosh që tregu energjisë zgjidhet nga Ballkani Hapur, është injorim i investimeve të realizuara në sektorin energjitik nga shqiptarët dhe donatorë shumë të rëndësishëm si Banka Botërore, KFË dhe EBRD.

Kriza energjitike në Shqipëri, ka sot shkak kryesor modelin ekonomik që ky sektor zbaton këto 10 vitet e fundit. Shumë pak investime në rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet tona natyrore dhe asnjë investim për prodhimin e energjisë nga gazi natyror.

Samiti në Norvegji u organizua me iniciativën e qeverisë serbe dhe norvegjeze për hapjen e një mundësie të re bashkëpunimi në fushën e sigurisë energjitike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre nordike.’, shkruan Meta në reagimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit