Lulzim Basha nuk është tërhequr nga politika. Ish-kryetari i PD-së, i pranishëm në panairin e librit u shpreh për mediat se ai nuk është tërhequr, pasi ka besimin e qytetarëve.
“Asnjë qytetar nuk tërhiqet plotësisht nga politika. Veçanërisht ata që kanë marrë besimin e qytetarëve nuk mund të tërhiqen nga përgjegjësia që kanë para tyre.
Mund tju them që kjo kohë më ka shërbyer për të shpenzuar më shumë kohë me familjen. Për të shpenzuar kohë cilësore si ardhja në panairin e librit ku ftoj të gjithë prindërit dhe fëmijët” tha ai.
Ish-lideri demokrat akuzohet nga pjesa tjetër brenda PD-së, se qëndron në hije pas grupit të Enkelejd Alibeajt për të “sabotuar” Sali Berishën në krye të PD-së.