Marrëveshja Meta-Berisha për koalicionin e zgjedhjeve lokale ishte tepër i qartë, PL do të emërtonte këshilltarët bashkiak dhe PD kandidatët për kryetarët e bashkive.
Por së fundmi duket se Meta ka propozuar për primaret një emër, bëhet fjalë për ish-deputetin Lefter Maliqi. Këtë e ka shprehur vetë Maliqi, për mes një statusi në Facebook, ku ka sqaruar se ai është mbështetur nga Meta.
“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”, shkruan Maliqi.