-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojtari më i vjetër në Botëror vjen nga Meksika

Kryesoret

Alfredo Talavera është lojtari më i vjetër që do të marrë pjesë në “Katar 2022”. Veterani meksikan do të jetë 40 vjeç e 63 ditë në ditën e nisjes së turneut.

Portieri numëron 40 ndeshje me përfaqësuesen dhe ka marrë pjesë në Botëror edhe në dy edicionet e mëparshme (2014 dhe 2018), por nuk ka luajtur qoftë një takim.

Edhe në “Katar 2022”, portier i parë i Meksikës do të jetë Guillermo Ochoa. Nëse u referohemi lojtarëve të roleve të tjera, rekordi për këtë event mbahet nga Atiba Hutchinson i Kanadasë, 39 vjeç e 285 ditë.

Në terma absolutë, jemi shumë larg rekordit që mbahet nga Essam El-Hadary. Portieri egjiptian, katër vite më parë, duke luajtur kundër Arabisë Saudite, vendosi rekordin me 45 vjet e 161 ditë.

Nga ana tjetër, Dino Zoff mban rekordin e lojtarit më të vjetër që ka luajtur në një finale, 40 vjet e 133 ditë në Itali-Gjermani Perëndimore, që  i dha Kupën e tretë të Botës skuadrës së kaltër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit