Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 9 kg heroinë.
Ai ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij dhe fëmijën 10 muajsh kur u kap nga autoritet.
Pasi burri parkoi, policia i ndaloi ata për kontrolle mbi rastin. Ai tha se ishte në Padova për të gjetur të afërmit.
Ata gjetën tre copë heroinë të mbështjella me çorape dhe disa tufa parash për një total prej mbi 33,000 euro .
Gjatë kontrollit të shtëpisë policët gjetën 7 kilogramë e gjysmë heroine, presa dhe materiale të tjera për paketimin e lëndës heroinës, si dhe 20 kilogramë lëndë që përdorej për përzierje me drogën.