Marshimi i qytetarëve të Divjakës paraditen e sotme është ndalur në hyrje të parkut ku ka pasur tensione me policinë. Vendimi për të bërë me pagesë hyrjen në park përplasi ditën e djeshme banorët e Divjakës me policinë.
Ata kundërshtojnë si të padrejtë vendimin e Ministrisë së Mjedisit. Pas përleshjeve, Ministria njoftoi se nga tarifa përjashtohen banorët e zonës.
Protesta po zhvillohet dhe këtë të premte që prej orës 10:30. Banorët u mblodhën në qendër të Divjakës për të vijuar më pas drejt parkut.
Sipas vendimit vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me çmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
Ministria thotë se vendosja e sistemit elektronik biletarie ka ardhur si pasojë e fluksit të shtuar të turistëve.
“Taksë për mushkonjat dhe ajrin”! Deputeti i PD-së: I gjati të heqë dorë nga çmenduria