-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e gazetarit, Biden: Princi saudit ka imunitet

Kryesoret

Administrata e Presidentit Biden u shpreh të enjten se Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka imunitet në procesin gjyqësor për vrasjen e Jamal Khashoggi.

Ky përfundim i administratës u dënua menjëherë nga ish e fejuara e gazetarit të vrarë.

Jamal Kashogi, shtetas saudit, me banim në Shtetet e Bashkuara, që kishte kritikuar princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman, u vra më 2 tetor të vitit 2018, brenda konsullatës saudite në Stamboll. Shërbimet e zbulimit amerikan besojnë se urdhri për vrajsjen e tij u dha nga Princi Mohammed, i cili ka qenë de facto sundimtar i Mbretërisë prej disa vitesh.

“Xhamal u vra për së dyti sot”, shkroi në Twitter ish e fejuara e tij vetëm pak minuta pasi lajmi u bë publik. “Mendonim se mund të kishte dritë për drejtësi nga Shtetet e Bashkuara, por sërish, paratë u vunë para drejtësisë”.

Zyra e komunikimit të qeverisë saudite nuk iu përgjigj kërkesës për koment ditën e premte.

Një zëdhënës i konsullatës saudite në Uashington, nuk u arrit të kontaktohej për një koment, të enjten në mbrëmje, pas orarit të punës.

“Ky është një përfundim ligjor nga Departamenti i Shtetit sipas parimeve të mirëpërcaktuara të ligjit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë përmes një deklarate të shkruar./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit