-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj gazetarit Doçi/ Si e largoi polici me motor autorin e sulmit nga vendngjarja?

Kryesoret

Nga hetimet që po kryhen për dhunimin e gazetarit investigativ të Report Tv, Adriatik Doçi, Policia ka arritur të zbulojë se në këtë ngjarje është përfshirë edhe një efektiv policie pjesë e komisariatit nr.4. Polici Ermir Doda është shpallur në kërkim pasi ka ndihmuar autorin Redon Skutera që të largohet nga vendi i ngjarjes pasi sulmoi gazetarin Doçi pranë banesës së tij.

Ermir Doda, i proceduar edhe për ndërtim pa leje, ka asistuar Redon Skuterën, duke e larguar nga vendi i ngjarjes me motorr, por dyshohet se ka marrë pjesë edhe në vëzhgimin e gazetarit, i cili është ndjekur për disa ditë me radhë.

Efektivi i policisë është shpallur në kërkim për veprën penale ‘përkrahje të autorit të krimit’, ndërsa pritet të përjashtohet nga policia. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se Redon Skutera, emri i parë i të cilit është Redon Pëllumbi, është një person me precedentë kriminalë dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është arrestuar një vit më parë për plagosje me me dashje kundrejt pagesës, por nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë. Skutera, i cili dyshohet se përdoret nga grupet kriminale në Tiranë, është arrestuar edhe për lëndë narkotike.

Sipas burimeve, 32-vjeçari nga Berati kërkohet në Holandë për trafik droge. Ndërsa, efektivi Ermir Doda dyshohet se shërben si rojë edhe pranë një grupi krimal në Tiranë. Hetuesit kanë bindjen e plotë se gazetari është goditur për shkak të detyrës. Redon Skutera ka pranuar autorësinë e sulmit, madje ka nisur të sajojë disa alibi për shkakun. Gazetati Doçi ka deklaruar se nuk i njeh dhe nuk i ka dëgjuar kurrë as edhe si emra Ermir Dodën dhe Redon Skuterën./Shqiptarja

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit