Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka shprehur mirënjohje për gazetarët dhe mediat që punojnë me integritet dhe të vërtetë.
Ajo ka theksuar rëndësinë e medias profesionale për të ruajtur informacionin e saktë dhe për të mbështetur demokracinë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu theksoi: “Hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi.
Postimi i Haxhiut:
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, mirënjohje për të gjithë ata që punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën tonë publike.
Epoka jonë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi, ndaj sfidat për ta dalluar faktin nga interpretimi janë gjithnjë e më të mëdha. Roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve sepse kur e vërteta cenohet, kur lajmi ngatërrohet me manipulim, kur gjysmë të vërtetat ia zënë vendin fakteve dhe kur interesat e fshehura flasin në emër të publikut, qytetari e humb orientimin dhe demokracia dobësohet.
Hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi. Këto janë vlera që e forcojnë besimin dhe e mbajnë të shëndetshme demokracinë tonë.
Falënderoj të gjithë punonjësit e mediave që verifikojnë faktet, transmetojnë lajmet dhe i shërbejnë publikut me ndershmëri!
Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe për Republikën.
Related